All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Bie pema e Krishtlindjes 20 metra e lartë, vret një grua 63-vjeçare

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2023, 13:07 | Bota
All - Paragraf - 1

Bie pema e Krishtlindjes 20 metra e lartë, vret një grua

Një incident tragjik ka ndodhur në një treg Krishtlindjesh në Belgjikë, kur një pemë e Krishtlindjeve 20 metra e gjatë ra mbi një grua, duke i shkaktuar vdekjen 63-vjeçares dhe duke plagosur tre të tjerë.

All - Paragraf - 3

Një video nga një kamera sigurie ka kapur momentin kur pema e Krishtlindjes bie nga erërat e forta. Ngjarja tragjike ka ndodhur në orën 19:00 të së enjtes.

“Ishte një erë dhe papritmas pema ra. Disa ngritën majën e pemës dhe disa të tjerë hynë poshtë për të nxjerrë të bllokuarit. Një grua ishte plagosur në këmbë, një në krah dhe e treta në gjendje shumë të rëndë, duke humbur më pas jetën në spital”, tha dëshmitari okular 44-vjeçar Frederic Verkrush.

Rrethanat e sakta të aksidentit janë duke u hetuar, por siç bëjnë me dije mediat holandeze, që nga fundi i muajit nëntor janë evidentuar probleme me vendosjen e pemës, ku shërbimet teknike të bashkisë vendase po punojnë për forcimin e saj. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos