Bie teleferiku, më shumë se 20 të plagosur në Kolumbi

Nga A2 CNN
27 Qershor 2024, 13:50 | Bota

Bie teleferiku, më shumë se 20 të plagosur në Kolumbi

Të paktën një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur pasi një teleferik u përplas në Kolumbi. Zyrtarët thanë se teleferiku në Medellin, i cili ishte pjesë e sistemit të transportit publik të qytetit, pati problem dhe u përplas në një trotuar pranë një platforme stacioni.

Sipas kryebashkiakut të qytetit, në kabinë kanë qenë 10 persona në momentin e rënies, por ende nuk dihet nëse personi që ka vdekur ishte në bord apo në tokë. 20 personat që u plagosën në incident morën kujdes mjekësor si dhe mbështetje psikologjike, thanë zyrtarët.

Metrocable është një sistem ashensori, që synon të lidhë disa nga lagjet e Medellin të vendosura në kodrat e pjerrëta. Menaxheri i Metrocable, Tomas Elejalde, tha se teleferiku kishte goditur një kabinë tjetër dhe më pas dështoi teksa iu afrua një stacioni në zonën verilindore të qytetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos