Bill Gates do të dhurojë 200 miliardë dollarë për zhvillimin e Afrikës

Nga A2 CNN
3 Qershor 2025, 11:16 | Bota

Bill Gates do të dhurojë 200 miliardë dollarë për

Pasi njoftoi se Fondacioni Gates do të mbyllet në vitin 2045 dhe do të dhurojë 99% të aseteve të tij, themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka thënë se synon të investojë pothuajse të gjitha këto në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe arsimore në Afrikë, gjatë 20 viteve të ardhshme.

Një ditë më parë miliarderi 69-vjeçar deklaroi se "duke çliruar potencialin njerëzor përmes shëndetit dhe arsimit, çdo vend afrikan duhet të jetë në rrugën e prosperitetit", shkruan A2 CNN.

Gates njoftoi muajin e kaluar se do të dhuronte 99% të pasurisë së tij të madhe, që pritet të kalojë 200 miliardë dollarë, për fondacionin e tij. Nëse konfirmohet, ky do të ishte një nga donacionet më të mëdha filantropike ndonjëherë, duke tejkaluar kontributet historike të industrialistëve si John D. Rockefeller dhe Andrew Carnegie pas përshtatjes me inflacionin.

Vetëm premtimi i investitorit të Berkshire Hathaway, Warren Buffett, për të dhuruar pasurinë e tij - aktualisht i vlerësuar nga Forbes në 160 miliardë dollarë - mund të jetë më i madh në varësi të luhatjeve të tregut të aksioneve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos