Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin sugjeroi takim me homologun ukrainas Volodymyr Zelenskyn në Moskë.
“Putini përmendi Moskën” gjatë një telefonate me Donald Trump të hënën, tha një burim për AFP-në.
Sipas po të njëjtit burim, Zelenskyy tha "jo" në përgjigjen e tij, përcjell A2 CNN.
Udhëheqësit evropianë i thanë Trump se propozimi i Putinit "nuk dukej si një ide e mirë", tha një burim diplomatik pranë diskutimeve.
Aktualisht dy vendet më të diskutuara për takimin mes Putinit, Zelenskyt dhe Trump janë Gjeneva në Zvicër dhe Roma në Itali.
Pavarësisht përpjekjeve të presidentit amerikan Donald Trump për gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin në Ukrainë, ende nuk është dakordësuar një marrëveshje që do t’i jepte fund luftimeve. (A2 Televizion)