Autoritetet meksikane kanë nisur hetimet pas një zbulimi tronditës në një rrugë që lidh shtetet qendrore të Tlaxcala dhe Puebla, ku u gjetën 6 koka njerëzish. Shoferët që po udhëtonin në aksin rrugor njoftuan policinë pasi zbuluan mbetjet njerëzore, të cilat më pas u konfirmuan nga zyra e prokurorit të Tlaxcalas.
Sipas autoriteteve, kokat i përkasin gjashtë burrave. Në vendin e ngjarjes u gjet edhe një shënim që sugjeron se bëhet fjalë për një larje hesapesh mes bandave rivale të përfshira në aktivitetin kriminal të vjedhjes së gazit natyror, një fenomen në rritje në disa rajone të Meksikës.
Ndërkohë, në një incident të veçantë në qytetin perëndimor të Colimës, është zbuluar një kafkë njeriu së bashku me mbetje të tjera trupore. Hetimet po vijojnë për të përcaktuar nëse ky rast ka ndonjë lidhje me dhunën që po përshkallëzohet në zonat e tjera të vendit.
Ndërsa Puebla dhe Tlaxcala nuk janë zakonisht të njohura për nivele të larta dhune si shtetet veriore dhe ato bregdetare të Paqësorit, përfshirja e tyre në incidente të tilla të dhunshme tregon një përhapje të rrezikshme të aktiviteteve kriminale.
Vetëm disa javë më parë, më 30 qershor, në shtetin e Sinaloas u gjetën 20 trupa të pajetë në një rrugë, përfshirë pesë të dekapituar. (A2 Televizion)