Një aksident rrugor në Afganistanin perëndimor iu mori jetën 73 personave, përfshirë këtu 17 fëmijë, shumica e të cilëve ishin në një autobus që transportonte emigrantë afganë të deportuar nga Irani.
Autobusi, i cili po udhëtonte për në Kabul, u përfshi nga flakët pasi u përplas me një kamion dhe një motoçikletë në provincën Herat.
Të gjithë personat që udhëtonin në autobus humbën jetën, si dhe dy persona nga automjetet e tjera.
Në muajt e fundit, Irani ka rritur deportimet e emigrantëve afganë pa dokumente, të cilët kanë ikur nga konflikti në atdheun e tyre.
Policia e Heratit tha se aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë së tepërt dhe neglizhencës së shoferit të autobusit.
Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Afganistan, ku rrugët janë dëmtuar nga dekada të tëra konflikti dhe rregulloret e qarkullimit rrugor nuk zbatohen. (A2 Televizion)