
22 persona janë arrestuar, ndërsa 13 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në Tiranë.
Më herët Policia bëri të ditur se gjatë protestës mbetën të plagosur 5 punonjës policie, të cilët u sulmuan me gurë, bomba molotov, mjete piroteknike dhe sende të tjera.
Ndërkohë Policia ka nisur hetimet pas dëmtimit në sy të 28-vjeçarit gjatë protestës së djeshme në kryeqytet. Sipas njoftimit të policisë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra një efektiv të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas publikimit të pamjeve ku ai dyshohet se ka tejkaluar kompetencat gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, ndërsa ndaj tij ka nisur hetimi administrativ.
(A2 Televizion)