Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, është shprehur se takimi i sotëm në NATO "shënoi një fazë të re në përpjekjet tona të përbashkëta".
"Nevojat ushtarake të Ukrainës janë faktori më i rëndësishëm për ne, unë gjithmonë e theksoj këtë në bisedat tona me partnerët", thotë ai, shkruajnë mediat e huaja.
"Partnerët tanë erdhën tek unë dhe më pyetën nëse kompanitë ukrainase mund të ndërtonin fabrika për prodhimin e produkteve të teknologjisë së fundit në vendet e tyre... partnerët tanë thanë se janë të gatshëm të paguajnë plotësisht për të gjithë prodhimin", vijoi ai më tej, shkruan A2 CNN.
Umerov i thotë grupit se "së bashku, ne jo vetëm që po mbrojmë lirinë, por po formësojmë të ardhmen e mbrojtjes së Rammstein".
Ai shton: “Jam mirënjohës ndaj miqve të mi shumë të mirë, paqja në Ukrainë duhet të jetë e qëndrueshme dhe e mbrojtur nga uniteti ndërkombëtar.” (A2 Televizion)