Bisedime për paqen në Ukrainë, Zelenski merr pjesë, Rusia: Nuk do të shkojmë në Stamboll

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2025, 16:51 | Bota

Bisedime për paqen në Ukrainë, Zelenski merr pjesë, Rusia:

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se planifikon të shkojë në Turqi të mërkurën në një përpjekje për të ringjallur bisedimet me Rusinë, mbi fundin e luftës në Ukrainë.

Një burim turk bëri të ditur se i dërguari i posaçëm i SHBA Steve Witkoff do të vizitojë gjithashtu Turqinë më 19 nëntor, dhe do ti bashkohet bisedimeve të planifikuara me Zelenskin.

Por Rusia shuan shpresat për një rezultat teksa konfirmon se nuk do të jetë e pranishme. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov deklaroi se nuk do të ketë përfaqësues të Moskës, dhe se për momentin kontaktet po zhvillohen pa pjesëmarrjen ruse.

Peskov shtoi se presidenti Putin ishte I hapur ndaj bisedimeve me SHBA dhe Turqinë mbi rezultatet e takimit të së mërkurës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos