Blinken në Arabinë Saudite, dy ditë bisedime me partnerët rajonalë

Nga A2 CNN
28 Prill 2024, 18:01 | Bota

Blinken në Arabinë Saudite, dy ditë bisedime me partnerët

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, fluturoi nga baza e përbashkët Andrews drejt Arabisë Saudite.

Të hënën dhe të martën ai do të diskutojë me partnerët rajonalë përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve izraelite.

Gjatë vizitës së tij dyditore, Blinken do të marrë pjesë në një takim ministror të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, duke punuar për të avancuar koordinimin e sigurisë në rajon.

Në fokus do të jetë edhe rritja e fundit e ndihmës humanitare që po dërgohet në Gaza, ku do të nënvizojë edhe rëndësinë e sigurimit të rritjes së qëndrueshme.

Nuk ka një plan për vizitë në Izrael në këtë udhëtim.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos