Izraeli i bindet SHBA-ve, publikon pamjet e skelës detare ku do priten ndihmat humanitare në Gaza

Nga Merita Haklaj
28 Prill 2024, 14:37 | Bota

Izraeli i bindet SHBA-ve për të pranuar ndihmat humanitare në Gaza, duke lejuar ndërtimin e një skele detare. Ushtria izraelite publikoi imazhe të dielën e 28 prillit që tregonin punimet në Gaza, për infrastrukturën që do vihet në shërbim të mbërritjes së ndihmave.

Ushtria amerikane ka filluar ndërtimin e kësaj skele detare që do të mundësojë ndihmën humanitare në Gaza, tha Pentagoni të premten e 25 prillit, një veprim që pritej të ndërmerrej, ndërsa infrastruktura pritet të jetë funksionale deri në fillim të majit.

Reuters nuk ishte në gjendje të konfirmonte datën dhe vendndodhjen kur u realizuan videot dhe fotot. Në mars, presidenti Joe Biden njoftoi se ushtria do të ndërtonte një port të përkohshëm në brigjet e Mesdheut në Gaza për të marrë ndihma humanitare nga deti.

Ndërtimi është pjesë e një përpjekjeje për të shmangur urinë në enklavën palestineze, pesë muaj pas fushatës ushtarake të Izraelit kundër Hamasit, i cili ka shkatërruar Rripin e Gazës dhe ka zhytur 2.3 milionë banorët e tij në një katastrofë humanitare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos