Bolton flet për A2CNN: Trump mund të largojë trupat nga Ballkani, Shqipëria veproi mirë me Iranin

Nga Rosalba Bejdo
1 Prill 2026, 22:44 | Bota

Ish-këshilltari i Sigurisë së Donald Trump dhe një prej zërave më të fortë të politikës së jashtme në SHBA, John Bolton, shpreh shqetësim për krisjen e marrdhënieve mes Uashingtonit dhe Europës, si pasojë e luftës në Iran.

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren Rosalba Bejdo, në “Rretheqark” në A2CNN, Bolton thotë se Europa gaboi kur i tha Trumpit se ajo në Iran nuk ishte lufta e tyre, pasi tani Trump po kërcënon të largohet nga NATO.

Për Bolton, kjo do të ishte një dhuratë për Rusinë dhe Kinën. Ambsadori kritikon Trump për mungesën e strategjisë në luftë, duke thënë se do të ishte e gabuar të tërhiqej ndërsa Ngushtica e Hormuzit qëndronte e mbyllur.

Sipas tij, Europa duhet të ndihet e rrezikuar nga kërcënimi iranian, që zotëron raketa me rreze deri në 4 mijë kilometra. Bolton paralajmëron se për shkak të pakënaqësisë së madhe me NATO, Trump mund të tërheqë trupat nga Europa dhe Ballkani, çka do të ishte një lëvizje shumë e rrezikshme sipas tij.

Ai përgëzon Shqipërinë për shpalljen e Iranit si shtet sponsor i terrorizmit, duke thënë se ishte zhgënjyese që vende të tjera të NATO dhe BE nuk e kishin ndërmarrë këtë hap nga frika e provokimit të Republikës Islamike.

Ish-këshilltari sheh me shqetësim armatosjen e Serbisë me raketa kineze dhe e vë theksin tek nevoja e fuqizimit të NATO-s për të parandaluzar rrëshqitjen e Ballkanit drejt destabilitetit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos