Bombardimet nuk ndalën diplomacinë, disa telefonata SHBA-Iran që prej nisjes së sulmeve të Izraelit

Nga A2 CNN
19 Qershor 2025, 17:46 | Bota

Bombardimet nuk ndalën diplomacinë, disa telefonata SHBA-Iran që

I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, dhe ministri i jashtëm iranian, Abbas Araqchi, kanë folur disa herë në telefon që nga momenti kur Izraeli filloi sulmet ndaj Iranit javën e kaluar, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje diplomatike për krizën, thanë tre diplomatë për agjencinë Reuters.

Sipas diplomatëve, të cilët kërkuan të mbeten anonimë për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, Araqchi ka deklaruar se Teherani nuk do të rikthehet në tryezën e negociatave për sa kohë që Izraeli nuk ndalon sulmet, të cilat nisën më 13 qershor, përcjell A2 CNN.

Ata thanë se bisedimet përfshinë edhe një diskutim të shkurtër mbi një propozim të SHBA-ve, i dorëzuar Iranit në fund të majit, që synon krijimin e një konsorciumi rajonal për pasurimin e uraniumit jashtë territorit iranian, një ofertë që Teherani deri tani e ka refuzuar.

Zyrtarët amerikanë dhe iranianë nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment nga Reuters. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos