Irani iu kërkon qytetarëve izraelitë të largohen nga objektet ushtarake

Nga A2 CNN
19 Qershor 2025, 17:08 | Bota

Irani iu kërkon qytetarëve izraelitë të largohen nga

Ministri i Jashtëm i Iranit iu kërkoi izraelitëve që në orët në vijim të shmangin qëndrimin e tyre pranë objekteve ushtarake dhe të inteligjencës për shkak të sulmeve të reja ajrore që priten nga Irani.

Abbas Araghchi tha në X se ushtria e Iranit eliminoi “me saktësi” një seli të komandës, kontrollit dhe inteligjencës izraelite, “dhe një objektiv tjetër jetësor”, por ai nuk e identifikoi vendndodhjen.

Ai tha se “vala e shpërthimit” shkaktoi “dëme sipërfaqësore” në Qendrën Mjekësore Soroka aty pranë, e cila sipas tij po trajtonte ushtarë izraelitë të plagosur në Gaza.

Izraeli thotë se Irani e shënjestroi drejtpërdrejt spitalin, ndërsa Irani thotë se po shënjestronte qendrën e komandës pranë qendrës mjekësore, shkruan A2 Cnn.

“Qindra iranianë të pafajshëm janë vrarë me gjakftohtësi që kur Izraeli nisi luftën e tij të paligjshme kundër popullit iranian javën e kaluar”, tha Araghchi.

“Forcat tona të fuqishme të Armatosura do të vazhdojnë të godasin kriminelët që synojnë popullin tonë derisa të ndalojnë dhe të paguajnë për agresionin e tyre kriminal kundër kombit tonë”, shtoi ai.

Ministri i Jashtëm iranian do të udhëtojë nesër për në Gjenevë të Zvicrës për t'u takuar me homologët evropianë për bisedime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos