Bombat izraelite vrasin 18 civilë të tjerë, Hamasi përgënjeshtron zërat se ka dakordësi në negociata

Nga A2 CNN
10 Korrik 2024, 07:18 | Bota

Bombat izraelite vrasin 18 civilë të tjerë, Hamasi

Të paktën 18 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën nga sulmet ajrore dhe artileria izraelite që goditi qytetin e Gazës dhe kampin e refugjatëve Nuseirat në qendër të Rripit.

Viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë, raporton agjencia e lajmeve Ëafa.

Numri i fataliteteve në enklavën palestineze që nga 7 tetori është të paktën 38,243 të vdekur dhe 88,033 të plagosur, sipas Ministrisë lokale të Shëndetësisë të drejtuar nga lëvizja islamike Hamas.

Ndërkohë, Hamasi thuhet se i ka përshkruar si "të pasakta" lajmet se grupi do të pranonte të fillonte negociatat për lirimin e pengjeve pa një armëpushim në Rripin e Gazës.

Al-Arabiya, i cili citon një burim nga grupi palestinez, raporton se qëndrimi i Hamasit nuk ka ndryshuar dhe bazohet gjithmonë në dy parime: i pari është një armëpushim total, i dyti, tërheqja e plotë e Izraelit nga Rripi i Gazës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos