Bordi ul çmimin e naftës dhe benzinës

Nga A2 CNN
11 Prill 2026, 13:41 | Bota

Bordi ul çmimin e naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur çmimet tavan për shitjen e karburanteve në treg.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit do të jetë jo më shumë se 209 lekë/litri, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 197 lekë/litër.

Për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë do të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.

Çmimet e përcaktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot, më 11 prill, në orën 16:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos