Tensione para bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan, Teherani vendos kushte për nisjen e negociatave

Nga A2 CNN
11 Prill 2026, 10:58 | Bota

Tensione para bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan, Teherani vendos kushte

Tensione të reja kanë dalë në pah në prag të bisedimeve për armëpushim mes Shtetet e Bashkuara dhe Irani, që pritet të zhvillohen në Islamabad të Pakistanit, duke hedhur dyshime mbi ecurinë e procesit diplomatik.

Delegacioni amerikan është nisur drejt Pakistanit, ndërsa autoritetet iraniane kanë konfirmuar se përfaqësuesit e tyre kanë mbërritur tashmë në kryeqytetin pakistanez. Megjithatë, pavarësisht përgatitjeve, mosbesimi mes palëve mbetet i lartë.

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi se dy kushte të rëndësishme ende nuk janë përmbushur, duke rrezikuar kështu nisjen e negociatave.

Dy nga masat e dakordësuara reciprokisht një armëpushim në Liban dhe lirimi i aseteve të bllokuara të Iranit – nuk janë zbatuar ende. Këto duhet të përmbushen përpara se të fillojnë negociatat”, u shpreh ai.

Sipas mediave shtetërore iraniane, delegacioni i Teheranit ka mbërritur në Pakistan, por bisedimet do të nisin vetëm nëse Uashingtoni pranon këto parakushte.

Ndërkohë, edhe ushtria iraniane ka rritur tonet, duke paralajmëruar se forcat e saj janë në gatishmëri të lartë për shkak të, siç thuhet, “shkeljeve të përsëritura të besimit” nga SHBA dhe Izraeli.

Bisedimet vijnë pas shpalljes së një armëpushimi të përkohshëm mes palëve, që i dha fund përkohësisht përshkallëzimit të konfliktit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos