SHBA zhbllokon asetet e ngrira iraniane, garantohet kalimi në Ngushticën e Hormuzit?

Nga A2 CNN
11 Prill 2026, 11:25 | Bota

SHBA zhbllokon asetet e ngrira iraniane, garantohet kalimi në
Një burim i lartë iranian tha të shtunën se Shtetet e Bashkuara kishin rënë dakord të zhbllokonin asetet e ngrira iraniane, të cilat mbaheshin në Katar dhe në banka të tjera të huaja, duke e mirëpritur këtë hap si një shenjë “serioziteti” për arritjen e një marrëveshjeje me Uashingtonin në bisedimet që po zhvillohen në Islamabad.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë asnjë koment publik lidhur me çështjen e zhbllokimit të aseteve. Burimi, i cili nuk pranoi të identifikohej për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, i tha Reuters se zhbllokimi i aseteve ishte “i lidhur drejtpërdrejt me garantimin e kalimit të sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit”, e cila pritet të jetë një çështje kyçe në këto bisedime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos