"Nuk ka shpresa për paqe", Irani: Bisedime vetëm nëse Izraeli ndal sulmet

Nga Erjon Dervishi
20 Qershor 2025, 15:24 | Bota

Ministri i Jashtëm i Iranit është shprehur kundër negociatave me Shtetet e Bashkuara për sa i përket ndalimit të luftës me Izraelin.

Primare për zyrtarët e Iranit është ndalimi i sulmeve izraelite në të kundërt çdo gjë do të jetë e kotë, shkruan A2 CNN.

"Më lejoni ta bëj të qartë qëndrimin. Në rrethanat aktuale, dhe ndërsa sulmet e regjimit sionist vazhdojnë, ne nuk kërkojmë negociata me askënd - veçanërisht jo me Shtetet e Bashkuara - për këtë çështje. Janë amerikanët ata që kërkojnë negociata; ata kanë dërguar mesazhe disa herë, përfshirë edhe mesazhe shumë serioze. Por ne u kemi thënë atyre në mënyrë të qartë se për sa kohë që agresioni dhe sulmet vazhdojnë, thjesht nuk ka vend për të folur për dialog apo diplomaci.

Ne jemi në një gjendje legjitime vetëmbrojtjeje dhe kjo mbrojtje nuk mund dhe nuk do të ndalet. Ne nuk kemi diskutime me Shtetet e Bashkuara, të cilat i shohim si partnere në këto krime. Ata kishin idenë se me një seri sulmesh të rënda, mund ta detyronin popullin iranian të nënshtrohej. Por kjo është një ide e gabuar dhe e kotë. Unë besoj se, si rezultat i kësaj rezistence, gradualisht do të fillojmë të shohim vende që distancohen nga agresioni i kryer nga regjimi sionist. Thirrjet për t'i dhënë fund kësaj lufte kanë filluar tashmë dhe vetëm do të bëhen më të forta". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos