Caktohet takimi Biden-Xi Jinping

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2023, 17:00 | Bota

Caktohet takimi Biden-Xi Jinping

Është caktuar data 15 nëntor në San Francisko për takimin mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe homologut të tij kinez Xi Jinping.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe lideri kinez do të punojnë për rihapjen e kanaleve të komunikimit ushtarak, pavarësisht "ngurrimit" të Pekinit.

Të dy do të diskutojnë gjithashtu konkurrencën ekonomike mes dy superfuqive dhe çështjet e sigurisë me interes të përbashkët.

Ky është takimi i dytë personal mes të dyve pas atij të një viti më parë në margjinat e samitit të G20 në Bali, Indonezi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos