Cesvi jep alarmin: 49 milionë persona drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2026, 18:04 | Bota

Cesvi jep alarmin: 49 milionë persona drejt urisë akute deri në

49 milionë persona rrezikojnë të përballen me urinë akute deri në fund të vitit 2027, për shkak të fenomenit klimatik El Niño. Paralajmërimi vjen nga organizata Cesvi, në ditën e hapjes së Konferencës së OKB-së për Klimën, COP31.

Sipas vlerësimeve të Programit Botëror të Ushqimit (ËFP), në 45 vendet që tashmë përballen me kriza ushqimore, numri i personave në kushtet e urisë akute mund të rritet nga 225 milionë në 274 milionë, ose 22% më shumë.

Ndërkohë, Organizata Botërore Meteorologjike paralajmëron për një ngjarje të paprecedentë të El Niño-s. Cesvi ngre shqetësimin për mungesën e fondeve për të parandaluar krizën. Në vitin 2025, për sigurinë ushqimore në zonat e prekura nga krizat u siguruan vetëm 10.55 miliardë dollarë, nga 29 miliardë dollarë që nevojiteshin.

Drejtori i Përgjithshëm i Cesvi-t, Stefano Piziali, u bëri thirrje qeverive dhe donatorëve që të financojnë masat parandaluese përpara se parashikimet të kthehen në emergjenca. Ai kërkoi gjithashtu financime fleksibël dhe shumëvjeçare, ndalimin e shkurtimeve buxhetore dhe më shumë mbështetje për organizatat lokale.

Një tjetër shqetësim lidhet me mungesën e të dhënave për matjen e urisë. Për 14 vende, mes tyre Sudani, Sudani i Jugut dhe Jemeni, raporti GHI 2026 nuk ka mundur të llogarisë nivelin e urisë për shkak të mungesës së informacionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos