Erdogan paralajmëron Trumpin: Përshkallëzimi i konfliktit me Iranin rrezikon gjithë rajonin

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2026, 17:00 | Bota

Erdogan paralajmëron Trumpin: Përshkallëzimi i konfliktit me

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka përcjellë një mesazh kundër luftës homologut amerikan Donald Trump, duke paralajmëruar për pasojat që mund të ketë një përshkallëzim i mëtejshëm i konfliktit me Iranin.

Gjatë një bisede me gazetarët në bordin e avionit, në kthim nga vizita në Baku të Azerbajxhanit, Erdogan bëri të ditur se i kishte shprehur Trumpit shqetësimin për pasojat e një ndërhyrjeje të re ushtarake amerikane ndaj Iranit.

Paralajmërimi vjen në një kohë kur vijojnë negociatat indirekte mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa pala amerikane ka shprehur rezerva për ecurinë e tyre.

Sipas Erdogan, një përshkallëzim i konfliktit nuk do të prekte vetëm Iranin dhe vendet e Lindjes së Mesme, por do të kishte pasoja edhe në nivel global.

Presidenti turk u ndal veçanërisht te situata në Ngushticën e Hormuzit, duke theksuar se kriza në këtë zonë mund të ndikojë në ekonominë botërore, në një kohë kur shumë vende po përballen me inflacionin dhe vështirësi të brendshme ekonomike.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos