Një vrasës serial i dënuar me vdekje në Japoni në vitin 2017 për vrasjen e nëntë personave është ekzekutuar nga autoritetet në burgun ku ishte në pritje të zbatimit të vendimit.
Takahiro Shirashi, 34 vjeç, kishte nofkën " Vrasësi i Twitterit " sepse përdorte mediat sociale për të kontaktuar dhe për të joshur viktimat në shtëpinë e tij.
Kur autoritetet shkuan për kontroll në gjetën nëntë trupa të copëtuar në shtëpinë e Shirashit, duke e arrestuar atë menjëherë.
Sipas hetuesve, ai i joshte viktimat përmes mediave sociale dhe më pas i vriste ato. Shiraishi u shpall fajtor për akuza të shumta, duke përfshirë vrasje, grabitje dhe sulm seksual, dhe u dënua me vdekje nga një gjykatë distrikti në kryeqytetin japonez.
Avokati mbrojtës i Shiraishi-t paraqiti një apel në Gjykatën e Lartë të Tokios, por më vonë e tërhoqi apelin e tij, duke e bërë dënimin përfundimtar në vitin 2021. (A2 Televizion)