Pesë ditë pasi Rusia përdori për herë të parë “Oreshnik, raketën balistike me rreze të mesme veprimi për të goditur thellë brenda Ukrainës, më konkretisht një fabrikë në qytetin e Dnipros, forcat ukrainase kanë publikuar fotot e para të armës së “padukshme”.
Të dielën, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës ia tregoi rrënojat Associated Press. "Oreshnik" thuhet se bazohet në raketën balistike ndërkontinentale RS-26 Rubež dhe mund të mbajë koka bërthamore ose konvencionale.
Mbetjet e raketës, të cilat ende nuk janë analizuar në detaje, nxjerrin në pah komponentë të djegur dhe të dëmtuar. Pjesët e “Oreshnik” u shfaqën në media para se të merreshin nga hetuesit.
Sipas raportimeve nga Ukraina, raketa fluturoi për 15 minuta përpara se të godiste Dnipron. Në një fjalim televiziv, presidenti rus Vladimir Putin tha se gjuajtja e "Oreshnik" ishte në fakt një përgjigje ndaj Kievit, sepse Ukraina lëshoi raketa me rreze të gjatë të prodhimit amerikan dhe Storm Shadoës të furnizuara nga Britania e Madhe thellë në territorin e Rusisë. (A2 Televizion)