Tragjedi me 8 të vdekur, 33-vjeçari në Turqi vret prindërit, gruan, fëmijën, vjehrrën dhe veten

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2024, 16:37 | Bota

Tragjedi me 8 të vdekur, 33-vjeçari në Turqi vret

Një tragjedi familjare ka ndodhur në Stamboll pasi një 33-vjeçar ka vrarë gjashtë persona, shumica e të afërm, përpara se ti jepte fund edhe jetës së tij.

Daily Sabah raporton se Bahtiyar Aladag së pari shkoi në shtëpinë e familjes së tij, në një ndërtesë katërkatëshe në lagjen Celaliye të Stambollit. Pas një debati të ashpër me të afërmit e tij, ai hapi zjarr duke vrarë të atin 65-vjeçar dhe duke plagosur për vdekje nënën e tij 55-vjeçare. Njëkohësisht ai ka plagosur edhe motrën e tij, 30 vjeçe.

Aksioni i tij vazhdoi kur shkoi në lagjen Avcilar, ku hyri në një sallon flokësh, duke vrarë 30-vjeçarin Mehmet Salih Ozcuk. Gruaja e viktimës dhe vëllai i saj, Gyokhan Soilu, 34 vjeç, u plagosën rëndë.

Më pas 33-vjeçari u largua me makinën e tij drejt Esenyurt. Aty, ai qëlloi dhe vrau kushëririn e tij 33-vjeçar, Sadan Serdar Buke. Menjëherë pas kësaj ai ka kthyer armën mbi veten duke i dhënë fund jetës.

Autoritetet zbuluan tre viktima të tjera pranë liqenit Buyukcekmece, rajoni Tepekent. Mes tyre, bashkëshortja e autorit, fëmija i tyre 10 vjeç dhe vjehrra e tij.

Sipas mediave turke, autori i ngjarjes së rëndë kishte një të kaluar kriminale, duke përfshirë akuzat për përdorimin e drogës. Në automjetin e tij u gjet një armë dhe nëntë gëzhoja bosh.

Autoritetet sakaq vazhdojnë hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarje tragjike që ka tronditur Turqinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos