OKB kritikon ashpër Izraelin, mbi 21.300 palestinezë të vrarë në Gaza

Nga Xhevahir Qardaku
28 Dhjetor 2023, 15:13 | Bota

OKB kritikon ashpër Izraelin, mbi 21.300 palestinezë të

Vijon të përkeqësohet dhe më tej bilanci tragjik i viktimave në Rripin e Gazës. Autoritetet e drejtuara nga Hamas raportojnë për mbi 21.300 palestinezë të vrarë që nga nisja e luftës me Izraelin më 7 tetor.

Sipas Reuters, 210 palestinezë janë vrarë vetëm në 24 orët e fundit. Ushtria izraelite ka nisur me bastisjen e dyqaneve të këmbimit të parave në Bregun Perëndimor duke sekuestruar miliona Shkels.

Tel Avivi pretendon se ato shuma parash përdoren për të financuar grupe si Hamas. Organizata e Kombeve të Bashkuara kritikoi ashpër Izraelin për situatën humanitare që po rëndohet me shpejtësi në Bregun Perëndimor dhe bëri thirrje për ndalimin e vrasjes së paligjshme të palestinezëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos