Darka e liderëve europianë në Bruksel nuk ka dhënë fryte. Siç raportohet, mes liderëve të unionit nuk u arrit një marrëveshje paraprake për tre postet më madhore të fuqisë në Bruksel.
Kjo ishte mbledhja e parë fizike mes liderëve që pas zgjedhjeve europiane, edhe pse 27 krerët e shteteve nuk arritën të binin dakord për ndarjen e detyrave kryesore si presidenti Komisionit Europian, Këshillit Europian dhe Përfaqësuesit të Lartë të Punëve të Jashtme.
Presidenti aktual i Këshillit Europian u tha gazetarëve në mesnatë se liderët janë të vetëdishëm që duhet të kenë arritur një marrëveshje deri në fund të qershorit.
“Duhet të punojnë shumë fort që të sigurohen që do të ketë një marrëveshje,” shtoi Michel.
Mbështetja për Ursula von der Leyen, e cila kërkon një mandat të dytë në krye të krahut ekzekutiv të bllokut po rritet ndërsa ish-kryeministri portugez António Costa është favorit për të kryesuar Këshillin Europian kurse, kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas shihet se favorite për rolin e Përfaqësuesit të Lartë të Punëve të Jashtme. (A2 Televizion)