Kaluan kufirin ndërkorean, Seuli qëllon kundër ushtarëve të Koresë së Veriut

Nga A2 CNN
18 Qershor 2024, 07:08 | Bota

Kaluan kufirin ndërkorean, Seuli qëllon kundër ushtarëve

Ushtarët koreano-veriorë që punojnë në zonën e çmilitarizuar që ndan dy Koretë hynë përsëri në Jug për një kohë të shkurtër. Përpara se të ktheheshin pas, ushtria e Seulit qëlloi me të shtëna paralajmëruese.

Kjo u njoftua nga Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut, duke raportuar shkeljen e dytë të kufirit nga Veriu në më pak se dy javë pas incidentit të ngjashëm më 9 qershor.

Komanda, në raportin e Yonhap, shtoi se ushtarët e Koresë së Veriut kishin kaluar vijën e demarkacionit ushtarak në DMZ rreth orës 08:30 me orën lokale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos