All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Dështojnë tentativat për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, grupi negociator urdhërohet të largohet nga Doha

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2023, 18:26 | Bota
All - Paragraf - 1

Dështojnë tentativat për armëpushim mes Izraelit dhe

Bisedimet për një armëpushim të mundshëm të radhës mes Izraelit dhe Hamasit kanë rezultuar në një rrugë pa krye. Ekipi i Mossad-it është urdhëruar që të largohet nga Katari.

All - Paragraf - 3

“Për shkak të bllokimit të negociatave dhe pas udhëzimeve të kryeministrit Benjamin Netanyahu, kreu i Mossad-it, David Barnea, urdhëroi ekipin negociator në Doha të kthehej në shtëpi”, thuhet në një deklaratë nga zyra e Netanyahut të lëshuar në emër të agjencisë së inteligjencës.

“Grupi terrorist Hamas nuk i përmbushi detyrimet e tij sipas marrëveshjes që përfshinte lirimin e të gjitha grave dhe fëmijëve që ishin në listën e ofruar për Hamasin që e kishte autorizuar atë”, thuhet me tej në deklaratë.

Ndërkohë, më herët ministri izraelit u Mbrojtjes bëri të ditur se janë duke operuar në pjesë të Gazës ku nuk kanë qenë më përpara.

All - Paragraf - 6

Gjatë një vizite në kufirin me Hamasin, Yoav Gallant deklaroi se synimi i Izraelit është që të “përfundojë eliminimin e Hamasit.” (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos