“Diktator dhe autoritar”, ish-këshilltari sulmon Zelensky-n dhe i nxjerr "të palarat"

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2023, 21:55 | Bota
“Diktator dhe autoritar”, ish-këshilltari sulmon Zelensky-n dhe

"Diktator dhe udhëheqës autoritar". Kështu e konsideron presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, ish-këshilltari i tij Oleksii Arestovys.

Në postimin e tij në platformën X, ish-këshilltari i Zelenskit, i cili dha dorëheqjen në janar 2023 pas deklaratave të tij për një raketë ruse në Dnipro, komenton kopertinat e revistës TIME.

Konkretisht, ai citon dy kopertina, një nga maji 2022 dhe tjetrën e publikuar sot, duke akuzuar presidentin ukrainas se sillet si diktator dhe se është përgjegjës për skandalet e mëdha të korrupsionit në vendin e tij.

Kur dikush sillet si diktator në vend që të ndjekë rrugën normale të rritjes së përshpejtuar, zgjedh stanjacionin. Pastaj prodhon korrupsion masiv. Më pas njeriu ngjall urrejtje për çdo opinion të ndryshëm nga ai i veti”, komenton fillimisht Arestovys.

Më tej ai shton se Zelenski është “një diktator i braktisur nga të gjithë, që endet në rrugët e pasme të strehës, nuk dëshiron të përballet me realitetin dhe thërret në mënyrë histerike për një fitore të shpejtë, ku duket se nuk mund të ketë sukses”.

Një lider autoritar, të cilit ata që e rrethojnë kanë frikë t'i thonë të vërtetën”, shton ish-këshilltari i presidentit ukrainas.

Oleksiy Arestovys ishte një këshilltar i Zelenskit, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen pasi u kritikua për deklaratat ku thoshte se Ukraina rrëzoi një raketë ruse që goditi një bllok banesash në Dnipro, duke çuar në vdekjen e 41 personave.

Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se ndërtesa e banimit në Dnipro u godit nga një raketë ruse Kh-22, të cilën Kievi nuk kishte aftësitë për ta rrëzuar.

Më pas Arestovic njoftoi dorëheqjen e tij përmes Facebook, duke kërkuar falje publike dhe tërhoqi deklaratat që kishte bërë në një postim në Telegram.

"Unë sinqerisht u kërkoj falje viktimave dhe të afërmve të tyre, banorëve të Dnipros dhe të gjithë atyre që u lënduan thellë nga versioni im i nxituar dhe i gabuar për shkakun e sulmit me raketa ruse kundër bllokut të apartamenteve", tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos