
Burime mjekësore i kanë konfirmuar Al Jazeera-s se sulmi izraelit në orët e para të mëngjesit në Gazën qendrore ka shkaktuar viktima dhe të plagosur, pasi civilët u goditën në zonën “Block 9” të kampit të refugjatëve Bureij.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, spitali “Al-Aqsa” në Gazën qendrore ka pranuar gjashtë trupa të pajetë dhe shtatë të plagosur, katër prej të cilëve në gjendje kritike. Ndërsa spitali “Al-Awda” në afërsi ka pranuar një të vrarë dhe dy të plagosur.
Në Gazën jugore, stafi i Kompleksit Mjekësor “Nasser” ka bërë të ditur se ka trajtuar tre persona të plagosur, pas një sulmi me dron izraelit ndaj një tende ku strehoheshin të zhvendosurit në qytetin Bani Suheila, pranë Khan Younis. (A2 Televizion)