Dita e Tokës, 19 ide novatore për të shpëtuar planetin

Nga A2 CNN
22 Prill 2025, 08:19 | Bota

Dita e Tokës, 19 ide novatore për të shpëtuar planetin

Në 55-vjetorin e Ditës së Tokës 2025, Frontiers Planet Prize përzgjodhi 19 laureatë shkencëtarë që kanë dalë me ide novatore dhe të zbatueshme për mbrojtjen e Tokës.

Këta shkencëtarë kanë propozuar zgjidhje të reja, të thjeshta për t’u zbatuar dhe me ndikim të madh për të mbrojtur Tokën dhe për të ndaluar përkeqësimin e mjedisit.

Fituesit u zgjodhën nga mijëra studiues dhe shkencëtarë nga e gjithë bota. Në faza të ndryshme të karrierës së tyre akademike, ata kanë botuar artikuj shkencorë mbi zgjidhje revolucionare dhe lehtësisht të zbatueshme për të parandaluar kapërcimin e të ashtuquajturve kufijve planetarë.

Juria prej rreth njëqind ekspertësh të pavarur kryesohet nga Johan Rockström, një ekolog suedez i njohur ndërkombëtarisht për punën e tij mbi qëndrueshmërinë e planetit, i cili në vitin 2009 ishte i pari, së bashku me 28 shkencëtarë të tjerë, që përpunoi konceptin e kufijve planetarë.

Qëllimi është të ndalohet kalimi i këtyre kufijve, brenda të cilëve planeti ynë mund të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme. Deri tani, 6 nga 9 kufijtë janë tejkaluar, përfshirë ndryshimet klimatike, ndotjen kimike dhe humbjen e biodiversitetit.

Zgjidhjet e propozuara përfshijnë: Ruajtjen e pyjeve përmes rritjes së larmisë biologjike, qytete me emetim zero që përdorin natyrën për të reduktuar ndotjen, mbrojtjen e atoleve ndaj ngritjes së nivelit të detit përmes masave lokale, sekuestrimin e karbonit dhe përmirësimin e bujqësisë dhe blegtorisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos