Vdiq nga goditja në tru, zbulohet testamenti i Papës: Më varrosni jashtë Vatikanit

Nga A2 CNN
21 Prill 2025, 22:35 | Bota

Vdiq nga goditja në tru, zbulohet testamenti i Papës: Më varrosni

Papa Françesku vdiq nga një goditje në tru. Ky është shkaku i vdekjes i cili është konfirmuar nga shteti i Vatikianit.

Goditja në tru herët mëngjesin e së hënës çoi në koma dhe dështim të zemrës tek kreut 88-vjeçar të Kishës Katolike, Deklarata gjithashtu vuri në dukje se Françesku vuante nga disa probleme të tjera shëndetësore.

Mediat italiane patën raportuar më parë se shkak i vdekjes ishte një hemorragji cerebrale. Gazeta "La Repubblica", për shembull, citoi mjekët në spitalin Gemelli, të cilët kishin trajtuar Françeskun për probleme me frymëmarrjen muajt e fundit, shkruan A2 CNN.

Papa Françesku tha se dëshironte të varrosej në një varr “të thjeshtë” në Bazilikën e Romës. "Varri duhet të jetë në tokë, i thjeshtë, pa dekorim të veçantë dhe me mbishkrimin e vetëm: Francisco", tha Papa në testamentin e tij, i cili u publikua nga Vatikani. Ai do të jetë Papa i parë në më shumë se një shekull që do të varroset jashtë Vatikanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos