All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Divorci e la me pasoja, babai hedh vajzën nga ballkoni dhe tenton vetëvrasjen

Nga A2 CNN
5 Janar 2024, 11:57 | Bota
All - Paragraf - 1

Divorci e la me pasoja, babai hedh vajzën nga ballkoni dhe tenton

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Venecia, ku një burrë hodhi vajzën e tij nga ballkoni i banesës dhe më pas tentoi vetëvrasje.

All - Paragraf - 3

Ngjarja ndodhi në Cinto Caomaggiore. Mediat italiane raportojnë se autori ishte ndarë nga gruaja.

Mësohet se vajza 5-vjeçare mbeti u transportua me urgjencë me helikopter në spitalin e Trevisos me kod të kuq për shkak të traumës në kokë, ndërkohë që babai i saj nuk u lëndua.

Zhurmat e shkaktuara nga rënia e babait dhe vajzës kanë zgjuar nga gjumi fqinjët, të cilët kanë lajmëruar menjëherë urgjencën.

All - Paragraf - 6

Në vendngjarje, përveç personelit shëndetësor dhe policisë, kanë qenë të pranishëm edhe zjarrfikëset për të hapur derën e shtëpisë, pasi fillimisht është menduar se brenda shtëpisë ka qenë edhe dikush tjetër. Policia po heton rreth ngjarjes në fjalë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos