Djali i Trump lë të hapur mundësinë e kandidimit për president

Nga A2 CNN
31 Gusht 2025, 16:30 | Bota

Djali i Trump lë të hapur mundësinë e kandidimit për

Eric Trump, djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se nuk e përjashton mundësinë e kandidimit për president të vendit në të ardhmen.

Edhe pse jo me një përgjigje fort të qartë, Eric deklaroi për gazetën japoneze Nikkei Asia: "Nuk po them jo, por nuk po them as po".

Përgjigja e tij erdhi pasi u pyet nëse do të merrte në konsideratë kandidimin për president kur babai i tij të mos jetë më në krye të vendit.

Sipas të njëjtës media, Trump theksoi se, megjithëse nuk e përjashton mundësinë e një kandidimi politik, aktualisht mbetet i përqendruar në aktivitetin e tij në sektorin e kriptomonedhave. Siç theksoi, atij i pëlqen veçanërisht bota e tregtisë, në të cilën ka punuar vitet e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos