Djemtë e policit dhe avokatit vrasin 17-vjeçarin për 200 euro

Nga A2 CNN
24 Qershor 2024, 16:47 | Bota

Djemtë e policit dhe avokatit vrasin 17-vjeçarin për 200 euro

Një 17 vjeçari në Peskara të Italisë i është marrë jeta për një borxh prej 200 eurosh. Autorët janë dy të mitur, djemtë e një avokati dhe një polici, të cilët kanë goditur me thikë Thomas Christopher Lucianin, i cili u gjet i shtrirë në mes të drithërave pranë parkut Baden Powell, pranë një nënkalimi hekurudhor.

17 vjeçarit i është bërë pritë nga një grup prej shtatë apo tetë personash, dy prej të cilëve e kanë goditur më pas, duke i shkaktuar rreth 25 plagë me thikë.

Autorët kanë vijuar ta godasin të riun edhe kur ai ishte i shtrirë tashmë i pajetë në tokë. Dy djemtë u arrestuan por nuk janë tradhtuar nga emocionet gjatë marrjes në pyetje, duke mos shprehur pendesë.

Hetuesit hodhën menjëherë hipotezën se i riu mund të kishte qenë viktimë e një përplasjeje midis bandave të lidhura me botën e drogës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos