“Do njohim shtetin palestinez”, Netanyahu kundër Macron: Je në anën e gabuar të historisë

Nga Erjon Dervishi
23 Maj 2025, 19:40 | Bota

“Do njohim shtetin palestinez”, Netanyahu kundër Macron: Je

Kryeministri i Izraelit ka reaguar ashpër ndaj Francës, Anglisë dhe Kanadasë, për idenë e tyre për krijimin e shtetit palestinez. Benjamin Netanyahu në një reagim për mediat thekson se Hamasi nuk do shtet por luftë më Izraelin. Ai shtoi se tre vendet perëndimore janë në anën e gabuar të historisë, shkruan A2 CNN.

“Nuk mund ta kuptoja kurrë sesi kjo e vërtetë e thjeshtë u shmanget udhëheqësve të Francës, Britanisë, Kanadasë dhe të tjerëve. Ata tani po propozojnë krijimin e një shteti palestinez dhe t'i shpërblejnë këta vrasës me çmimin përfundimtar. E pra për 18 vjet ne kishim një shtet palestinez de facto. Ajo quhet Gaza. Dhe çfarë morëm? Paqe? Jo. Ne morëm masakrën më të egër të hebrenjve që nga Holokausti. Nuk do të habiteni kur të mësoni se Hamasi falënderoi presidentin Macron dhe kryeministrat Starmer dhe Carney që kërkuan që Izraeli t'i japë fund luftës së tij në Gaza menjëherë.

Hamasi kishte të drejtë t'i falënderonte ata. Sepse duke lëshuar kërkesën e tyre – të mbushur me një kërcënim me sanksione kundër Izraelit, jo Hamasit – këta tre liderë në mënyrë efektive thanë se duan që Hamasi të mbetet në pushtet. Ata duan që Izraeli të tërhiqet dhe të pranojë që ushtria e vrasësve masiv të Hamasit do të mbijetojë, do të rindërtojë dhe do të përsërisë masakrën e 7 tetorit përsëri dhe përsëri dhe përsëri, sepse kjo është ajo që Hamasi është zotuar të bëjë. I them presidentit Macron, kryeministrit Carney dhe kryeministrit Starmer: Kur vrasësit masiv, përdhunuesit, vrasësit e foshnjave dhe rrëmbyesit ju falënderojnë, ju jeni në anën e gabuar të drejtësisë. Ju jeni në anën e gabuar të njerëzimit dhe jeni në anën e gabuar të historisë”, tha Netanyahu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos