All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Do sulmonin kisha e sinagoga, Turqia shkatërron celulën e ISIS

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2023, 13:14 | Bota
All - Paragraf - 1

Do sulmonin kisha e sinagoga, Turqia shkatërron celulën e ISIS

Forcat e sigurisë në Turqi kanë organizuar një operacion kundër terrorizmit, gjatë të cilit u arrestuan 32 persona të dyshuar për lidhje me grupin ekstremist "Shteti Islamik".

All - Paragraf - 3

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, personat e arrestuar dyshohet se po planifikonin të kryenin sulme në sinagoga dhe kisha, si dhe në ambasadën e Irakut në Turqi.

Agjencia Anadolu bën me dije se operacioni u shtri në 9 provinca të Turqisë, teksa arrestimet u realizuan në orët e para të mëngjesit.

Arrestimet vijnë një javë pasi policia ndaloi 304 militantë të dyshuar të IS në një bastisje të njëkohshme në të gjithë Turqinë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos