Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania kanë mbërritur në Londër për vizitën e dytë zyrtare në Britani. Çifti presidencial do të pritet sot në Kështjellën Windsor nga Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla.
Të enjten, Trump ka planifikuar të zhvillojë një takim dypalësh me kryeministrin britanik Keir Starmer. Presidenti amerikan njoftoi se ka ngritur një padi për shpifje dhe shpifje kundër New York Times, duke kërkuar 15 miliardë dollarë dëmshpërblim. “Po marr reagime të mira për padinë time. Të gjithë më thonë se kishte ardhur koha.
Mediat e së majtës radikale po punojnë fort për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara. Por do t’i ndalojmë në çdo nivel”, theksoi Trump përmes rrjetit të tij social, Truth. Vetë New York Times e konsideron lëvizjen e presidentit “një përpjekje për të heshtur gazetarinë e pavarur”, shkruan A2 CNN.
Gjatë vizitës së tij në Britani, Trump po përballet me protesta për shkak të raporteve që ka pasur me Jeffrey Epstein, me këtë të fundit që është dënuar për krime seksuale. Imazhe të presidentit amerikan me financierin që ka ndërruar jetë në burg janë projektuar në kështjellën mbretërore të Britanisë. Policia njoftoi se ka arrestuar 4 persona për këtë veprim. (A2 Televizion)