Lindja e Mesme nën breshëri raketash, zgjerohet lufta, Pentagoni: Vendos Trump se kur mbaron

Nga Rosalba Bejdo
2 Mars 2026, 19:25 | Bota

Lufta ajrore e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit u zgjerua të hënën, me Izraelin që shënjestroi Libanin në kundërgjigje të sulmeve nga Hezbollah dhe Teheranin që lëshoi raketa dhe dronë të tjerë kundër vendeve të Gjirit, deri të një baze ajrore britanike në Qipro.

Kuvajti goditi dhe rrëzoi pa dashje, 3 avionë amerikanë F-15E gjatë një sulmi Iranian. Siç thuhet të 6 pjesëtarët e ekuipazhit arritën të shpëtonin. Komanda qendrore amerikane njoftoi se një ushtar katërt kishte humbur jetën, pas 3 vdekjeve të konfirmuara të shtunën, në një bazë të Kuvajtit.

Izraeli njoftoi një valë të re sulmesh kundër Iranit, në atë që e quajti rrip zjarri, me qindra bomba të hedhura. Në të parin prononcim të Pentagonit, që prej nisjes së fushatës ushtarake, sekretari i mbrojtjes Pete Hegseth, refuzoi të jepte një afat për fundin e operacionit, duke thënë se ishte Trump qe vendoste. Ai tha se kur vret amerikanë do të eliminohej pa asnjë hezitim.

"Kjo nuk është një e ashtuquajtur 'luftë për ndryshim regjimi'. Por regjimi me siguri ndryshoi. Dhe bota është më mirë për këtë." Misioni i Operacionit ‘’Furia Epike” është kirurgjikal: të shkatërrojë raketat sulmuese iraniane, të shkatërrojë prodhimin e raketave iraniane, të shkatërrojë flotën e tyre detare dhe infrastrukturën tjetër të sigurisë, dhe të mundësojë që ata të mos kenë kurrë armë bërthamore. Kjo nuk është Iraku. Nuk është një lufte pa fund. Ne nuk e filluam këtë luftë. Por nën Presidentin Trump, ne po e përfundojmë atë. Nëse vrisni amerikanë, nëse kërcënoni amerikanë,  kudo në tokë, ne do t’ju gjejmë pa kërkuar falje dhe pa hezitim, dhe do t’ju vrasim”, tha Pete Hegseth.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm në SHBA, Gjeneral Dan Caine përshkroi një fushatë ushtarake me forcë të jashtëzakonshme, që përfshin goditjen e më shumë se 1 mijë shënjestrave në 24 orët e para, ndërsa tha se forca të tjera ishin nisur në rajon. Sipas tij do të duhen kohë për të arritur objektivat në Iran.

Në një sinjal se udhëheqësit Iranian kanë ende qasje në botën e jashtme, një zyrtar i sigurisë kontaktoi me Reuters për të thënë se do të vazhdonin të mbroheshin nga agresorët dhe se nuk ishin me te gatshëm për negociata.

Një front i ri lufte u hap te hënën kur Hezbollah, një prej aleatëve kyçë të Teheranit në Lindjen e Mesme, lëshoi raketa dhe dronë në drejtim të Izraelit. Ky i fundit u kundërpërgjigj me një valë sulmesh ajrore që goditën periferitë jugore të Beirutit.

Sipas të dhënave paraprake mbi 31 persona u vranë e rreth 150 të tjerë u plagosën.  Menjëherë Izraeli e shpalli liderin e Hezbollah, Naim Qassem shënjestër për eliminim ndërsa vranë Husein Makled, kreu i Inteligjencës së Hezbollah.

Garda revolucionare iraniane ndërkohë, njoftoi se kishte goditur zyrën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahut. Po ashtu aleatët e Uashingtonit në gji, u përballën me sulmeve të reja nga dronët dhe raketat iraniane.

Tym i zi u pa mbi ambasadën amerikane në Kuvait, pati shpërthime të forta në dubai dhe samha në emirate, dhe në Doha. Katari një prej ekspertuesve më të mëdhenj të gazit të lëngshëm, mbylli pezulloi prodhimin.

Arabia saudite mbylli rafinerinë më të madhe të naftës, pas një zjarri të shkaktuar nga një sulm me dron. Në të parin sulm që arriti aleatët e SHBA në Europë, një dron goditi bazën e Akrotirit në Qipro gjatë natës. Si Britania dhe Qipro thanë se dëmet ishin të kufizuara dhe nuk kishte viktima. Sipas Gjysmëhënës së Kuqe mbi 555 persona janë vrarë deri më tani në Iran, dhe 11 në Izrael.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos