"Do të shpërthejmë minat në Hormuz". Dështimi për ''bërthamorin'', Trump paralajmëron bllokadën

Nga Rosalba Bejdo
13 Prill 2026, 10:44 | Bota


Përmes rrjetit Truth Social disa orë pasi bisedimet e paqes SHBA-Iran përfunduan pa marrëveshje, presidenti amerikan Donald Trump e quajti të papranueshëm dështimin e marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit.

“Pra, kjo ishte e gjitha, takimi shkoi mirë, u ra dakord për shumicën e pikave, por për atë që kishte vërtet rëndësi, asaj NUKLEARE, jo. Me efekt të menjëhershëm, Marina e Shteteve të Bashkuara, më e mira në botë, do të fillojë procesin e BLLOKIMIT të çdo anijeje që përpiqet të hyjë ose të dalë nga Ngushtica e Hormuzit.

Do vijë momenti që do të arrijmë në atë pikë ku 'të gjithë lejohen të hyjnë dhe të dalin”, por Irani nuk ka lejuar që kjo të ndodhë duke thënë thjesht: 'Mund të ketë ndonjë minë diku atje jashtë', për të cilën askush nuk di gjë përveç tyre. Kjo është një zhvatje botërore dhe udhëheqësit e vendeve, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk do të lejojnë kurrë të zhvaten."

Presidenti Donald Trump deklaroi se Marina Amerikane do të fillojë menjëherë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit dhe gjithashtu do të ndalojë çdo anije në ujërat ndërkombëtare që i kishte paguar një taksë Iranit.

"Askush që paguan një taksë të paligjshme nuk do të ketë kalim të sigurt në detet e hapura. Ne do të fillojmë gjithashtu shkatërrimin e minave që iranianët vendosën në Ngushticë. Çdo iranian që qëllon mbi ne, ose mbi mjetet paqësore, do të DËRGOHET NË FERR! Irani e di, më mirë se kushdo, se si t'i japë FUND kësaj situate e cila tashmë ka shkatërruar vendin e tyre.

Marina e tyre është zhdukur, Forcat e tyre Ajrore janë zhdukur, mbrojtja e tyre kundërajrore dhe radarët janë të padobishëm, Khomeini dhe shumica e 'Udhëheqësve' të tyre janë të vdekur, e gjitha kjo për shkak të ambicies së tyre nukleare. Trump paralajmëroi se bllokada në Hormuz do të fillojë së shpejti.

“Ne jemi plotësisht 'të gatshëm dhe të armatosur' dhe në momentin e duhur ushtria jonë do t’i japë fund edhe asaj që ka mbetur nga Irani!”, tha presidenti i Shteteve te Bashkuara të Amerikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos