Donald Trump u bën thirrje banorëve të Groenlandës që të bashkohen me Shtetet e Bashkuara, duke u premtuar se do t'i bëjë të pasur.
Ai theksoi se "në një mënyrë apo një tjetër" SHBA gjithsesi do ta marrë Groenlandën.
“Unë kam një mesazh për njerëzit e jashtëzakonshëm të Grenlandës. Ne mbështesim fuqimisht të drejtën tuaj për të përcaktuar të ardhmen tuaj. Dhe nëse zgjidhni, ne ju mirëpresim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne kemi nevojë për Grenlandën për sigurinë kombëtare dhe madje edhe sigurinë ndërkombëtare, dhe ne po punojmë me të gjithë të përfshirët për ta arritur atë, por na duhet vërtet për sigurinë ndërkombëtare botërore.
Dhe mendoj se do ta arrijmë. Në një mënyrë apo tjetrën, do ta arrijmë. Ne do t'ju mbajmë të sigurt. Ne do t'ju bëjmë të pasur dhe së bashku do ta çojmë Grenlandën në lartësinë që nuk e kishit menduar kurrë më parë. Është një popullsi shumë e vogël, por një pjesë shumë e madhe e tokës dhe shumë, shumë e rëndësishme për sigurinë ushtarake”, tha Trump. (A2 Televizion)