Trupat e copëtuar të nëntë të rinjve, të cilët ishin raportuar të zhdukur që nga 27 shkurti pas një pushimi në plazh, janë gjetur në një zonë të izoluara në Meksikë, përgjatë autostradës Cuacnopalan-Oaxaca, në shtetin Puebla.
Hetuesit kanë konfirmuar se trupat e viktimave kishin plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe shenja të tjera torture, që tregojnë për një akt të dhunshëm dhe të qëllimshëm.
Viktimat ishin pjesë e një grupi të rinjsh që po kalonin një fundjavë në plazh, por më pas ata u zhdukën nën rrethana të paqarta. Hetuesit janë ende duke punuar për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e këtij krimi të rëndë.
Ky ngjarje ka shkaktuar tronditje të madhe në Meksikë dhe ka shtuar shqetësimet për rritjen e dhunës dhe krimit të organizuar, veçanërisht në zonat që janë të prekura nga kartelet e drogës dhe grupe të tjera kriminale.
Autoritetet janë angazhuar për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe për të sjellë autorët e këtij krimi para drejtësisë. (A2 Televizion)