“Do t’ju masakrojmë, do thoni se ajo që iu bëri Hitleri ishte shaka”, arrestohet aktivistja palestineze

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2023, 08:47 | Bota
“Do t’ju masakrojmë, do thoni se ajo që iu bëri
Ahed Tamimi

Ahed Tamimi, një aktiviste 22-vjeçare palestineze, është arrestuar gjatë një bastisjeje në Bregun Perëndimor. Nëna e saj tha për mediat turke se forcat izraelite kontrolluan shtëpinë dhe konfiskuan telefonat celularë të familjes. Ende nuk është dhënë asnjë arsye për ndalimin e vajzës palestineze.

Por mendohet se ajo u arrestua pasi publikoi një postim në rrjetet sociale ku shkruhej:

“Mesazhi ynë për tufat e kolonëve është se ju presim në të gjitha qytetet e Bregut Perëndimor. Ne do t’ju masakrojmë dhe ju do të thoni se ajo që ju bëri Hitleri ishte një shaka. Ne do të pimë gjakun tuaj dhe do të hamë kafkat tuaja.”

Babai i Tamimit u arrestua nga forcat izraelite gjatë një bastisjeje në qytet, javën e kaluar. Në vitin 2017, Tamimi u arrestua nga forcat izraelite pasi një video u bë virale që tregonte gruan e re, atëherë 16 vjeçe, duke shtyrë dhe goditur ushtarët izraelitë që u përpoqën të hynin në shtëpinë e familjes së saj.

Ajo u godit më vonë me një dënim me tetë muaj burg për "sulmin" e një ushtari izraelit. Tamimi që atëherë është bërë një simbol ndërkombëtar i rezistencës kundër okupimit të Izraelit në Bregun Perëndimor.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos