Gazetari Milaim Zeka, duke folur në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN për dosjen “Epstein" tha që Presidenti amerikan Donald Trump mund të shkojë në gjyq, nëse demokratët fitojnë pjesën dërrmuese të Kongresit në SHBA.
Sipas Zekës, frika reale e Trump-it është se mund të hidhet në gjyq. Po ashtu gazetari citoi komentantorë të cilët aludojnë se edhe lufta në Iran mund të ketë nisur për të eklipsuar skandalin “Epstein”, sikurse bëri dikur Clinton, gjatë skandalit “Levinski”.
“Qëllimi është për ta kompromentuar dhe për ta dobësuar krahun e republikanëve, sepse tani po kalojmë në këto zgjedhjet formale, ku ka filluar gara atje, dhe nëse pjesa dërrmuese e Kongresit Amerikan, do dominohet nga demokratët, do të kemi rastin e dytë në historinë e SHBA-ve ku Presidenti Trump do të hidhet para gjyqit, nëse këta do të fitojnë shumicën. Këtë e ka paralajmëruar edhe Trump-i. Frika e Trump-it është kjo që ai mund të hidhet në një farë gjyqi, para Kongresit, para Senatit, e kështu me radhë. Lidhjet e Trump-it me Epstein-in, njohja me gruan, Zonja e Parë që vjen nga Sllovenia. Këtë ka frikë Trump-i, që do hidhet në gjyq, pastaj frika nga Jack Smith, që ka bërë një dosje voluminoze për Trump-in. Trump-I kërkoi para dy ditësh arrestimin e Jack Smith, dhe sjelljen e tij para drejtësisë. Ka edhe komentatorë, që thonë që edhe lufta në Iran që nisi në mënyrë kaq të ngutshme…Sipas dokumenteve të CIA-s, edhe kur ishte afera e Monika Levinskit me Bill Clinton-in, Tony Blair e kishte këshilluar që të përshpejtonin bombardimet ndaj Serbisë, në mënyrë që media të fokusohej të lufta me Serbinë dhe të heshtej afera me Levinskin”, tha Zeka. (A2 Televizion)