Donald Trump mungon në dasmën sekrete të djalit në Bahamas, Don Jr. martohet me Bettina Anderson

Nga A2 CNN
22 Maj 2026, 21:19 | Bota

Donald Trump mungon në dasmën sekrete të djalit në Bahamas,

Donald Trump Jr. do të martohet këtë fundjavë me socialiten e njohur të Palm Beach, Bettina Anderson, në një ceremoni private dhe luksoze në Bahamas. Sipas mediave amerikane, dasma do të zhvillohet në një ishull të vogël, larg vëmendjes së publikut dhe me më pak se 50 të ftuar.

Vëmendjen më të madhe e ka marrë mungesa e presidentit amerikan Donald Trump, i cili konfirmoi se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e djalit të tij të madh, shkruan A2CNN. 

Përmes një postimi në Truth Social, Trump deklaroi se angazhimet shtetërore dhe situata ndërkombëtare nuk i lejojnë të largohet nga Washingtoni.

“Edhe pse doja shumë të isha me djalin tim, Don Jr., dhe me Bettina Anderson, detyrat që lidhen me qeverinë nuk ma lejojnë këtë”, shkroi ai.

Presidenti shtoi se e konsideron të rëndësishme të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë në këtë periudhë të tensionuar ndërkombëtare, duke përmendur zhvillimet që lidhen me Iranin dhe çështje të tjera globale.

Një ditë më parë, gjatë një deklarate në Zyrën Ovale, Trump kishte lënë të kuptohej se ende po mendonte nëse do të merrte pjesë në dasmë.

“Ai do që unë të jem aty, por do të jetë një ceremoni shumë e vogël dhe private. Do të përpiqem të shkoj”, tha ai.

Dasma do të shënojë martesën e dytë për Donald Trump Jr., i cili ishte i martuar për 12 vite me Vanessa Trump. Çifti u divorcua në vitin 2018. Don Jr. ka qenë gjithashtu i fejuar me Kimberly Guilfoyle nga viti 2020 deri në 2024. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos