Irani: Nuk ka marrëveshje nëse SHBA kërkon dorëzimin e uraniumit të pasuruar

Nga A2 CNN
22 Maj 2026, 20:09 | Bota

Irani: Nuk ka marrëveshje nëse SHBA kërkon dorëzimin e

Irani ka deklaruar se çdo kërkesë e Shteteve të Bashkuara për dorëzimin e uraniumit të pasuruar është e papranueshme dhe do të bllokonte negociatat.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, u shpreh për agjencinë shtetërore IRNA se çështjet që lidhen me uraniumin e pasuruar në Iran nuk mund të jenë pjesë e një marrëveshjeje të mundshme.

“Ne nuk do të arrijmë në përfundim nëse përfshihemi në detaje të lidhura me uraniumin e pasuruar në Iran,” citohet të ketë thënë ai.

Sipas Baghaeit, një delegacion nga Qatar po zhvillon aktualisht bisedime me ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi, ndërsa Pakistan mbetet ndërmjetësi kryesor në negociata.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos