Dorëhiqet kryeministri japonez, skandale politike dhe kosto e lartë e jetesës

Nga Erjon Dervishi
14 Gusht 2024, 16:33 | Bota

Kryeministri japonez Fumio Kishida tha se do të japë dorëheqjen muajin e ardhshëm, pas pakënaqësisë publike lidhur me skandalet politike dhe rritjen e kostove të jetesës.

“Politika nuk mund të funksionojë pa besimin publik. E mora këtë vendim të vështirë duke menduar për qytetarët, dhe me vullnetin e fortë për të shtyrë përpara reformën politike”, tha kryeministri në një konferencë për shtyp, teksa njoftoi vendimin se nuk do të rikandidojë për postin e kreut të partisë liberal demokrate.

Partia e tij do të mbajë zgjedhje për liderin e ri në muajin shtator. Mbështetjet për Kishidën filluan të binin me shpejtësi pasi ai mori detyrën në 2021-shin, si pasojë e zbulimeve mbi lidhjet e partisë LDP me Kishën kontroverse të Unifikimit. Popullariteti i kryeministrit mori një goditje tjetër pas daljes në dritë të donacioneve të paregjistruara politike në emër të LDP. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos