Drama e azilkërkuesve, BE miraton reformën për emigracionin

Nga A2 CNN
10 Prill 2024, 22:25 | Bota

Azilkërkuesit nuk kanë më vend në Bashkimin Evropian. Në vendet e BE nuk do të ketë më kampe që mbledhin emigrantët dhe i mbajnë në pritje të një dokumenti. Të gjithë do të kthehen në vendet e origjinës së tyre. Këtë parashikon ligji i ri që miratoi Parlamenti Evropian pikërisht për emigracionin.

Dy muaj para zgjedhjeve në BE ishin pikërisht partitë e ekstremit të djathte ato që e nxitën këtë ligj.  Pakti i BE-së për Migrimin dhe Azilin është diskutuar që prej vitit 2015. Pas miratimit, ai duhet të hyjë në fuqi brenda dy viteve. Pakti është i hartuar për të përshpejtuar procesin e azilit dhe për të mundësuar kthimin më të shpejtë të migrantëve nëpër vendlindjet e tyre.

Ky dokument do t’iu kërkojë vendeve anëtare të BE-së që ta ndajnë përgjegjësinë për azilkërkuesit. Pakti për migrimin është përkrahur prej dy grupeve kryesore politike – grupit të qendrës së djathtë, Partisë Popullore Evropiane dhe Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, grup i qendrës së majtë. Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, tha se është arritur “balanca në mes të solidaritetit dhe përgjegjësisë”. Nëse ligji nuk lejon kampe emigrantesh në vendet e BE kjo nuk i ndalojn që këto kampe të ngrihen në vende të treta siç është rasti i Shqipërisë me kërkesën e Italisë për në Shëngjin. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos