Rusë të tjerë kundër Putin i bashkohen batalionit siberian

Nga A2 CNN
10 Prill 2024, 17:53 | Bota

Rusë të tjerë kundër Putin i bashkohen batalionit siberian

Dhjetëra rekrutë të tjerë rusë i janë bashkuar qendrës stërvitore në rrethinat e Kievit për të luftuar regjimin e Putin përmes batalionit siberian.

Në një stërvitje intensive, rekrutët e rinj, në qendrën që nuk bëhet me dije se ku është ekzaktësisht synojnë të ndërmarrin të tjerë sulme në territorin rus, si ato të Belgorodit.

Një nga rekrutët e njohur me nofkën Nord u shpreh se si ushtria ukrainase ashtu edhe civilët e kishin trajtuar atë shumë mirë, sikur të ishte një njeriu i tyre.

Ndërkohë, që Rusia e cilëson batalionin siberian, si një krijim të ushtrisë ukrainase dhe inteligjencës amerikane vetëm për të përhapur propagandën se pakënaqësia ndaj Putin mes rusëve është rritur ndjeshëm.

Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase, kur u pyet në lidhje me këtë formacion ushtarak, u shpreh se ai vepron i pavarur dhe nuk kërkon aprovim për sulmet që ndërmerr brenda territorit rus, teksa është ende e paqartë se ku e gjen armatimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos